Taulant Balla: Deklaratat e Metës meritojnë përqeshje popullore

schedule14:41 - 2 Korrik, 2019

schedule 14:41 - 2 Korrik, 2019

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Taulant Balla ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta ditën e sotme. Balla shkruan se deklaratat e Presidentit Meta sot, meriotojnë injorim dhe ai si president meriton vetëm shkarkim.

“Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë.

Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!”, shkruan Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!