Taulant Balla: Berisha do të bllokojë Kuvendin për t’i bërë presion drejtësisë

schedule12:42 - 20 Shkurt, 2023

schedule 12:42 - 20 Shkurt, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi nga opozita të heqë dorë nga aktet e saj me qëllim bllokimin e foltores së Kuvendit. Gjatë një deklarate për mediat, Balla se seancat do të bllokohen për aq kohë që Sali Berisha do t’i bëjë presion sistemit të drejtësisë.

“Rregullorja e saktëson qartë se kur një deputet zapton foltoren masa disiplinore tregohet qartë. Nuk është zbatuar që komisioni sekretariati mund të dyfishojë atë masë. Nuk është koha për të kaluar në dyfishim të masave me shpresën se do të ketë një dyfishim të deputetëve nga ana e Foltores së PD-së. Të shpresojmë se në seancën e datës 23 të kemi një seancë normale. Masa u morën për bllokuesit e punimeve. Seancat do të bllokohen deri kur Berisha do të vazhdojë që ti bëjë presion drejtësisë”, tha Balla.

Pavarësisht se nuk përmendi emra, Balla tha se një deputete e opozitës kishte futur flakadan në seancën plenare dhe se veprimin do ta kryente Edmond Spaho.

“Një deputete e opozitës solli në Kuvend një flakadan, veprimin do e kryente Spaho. Unë i thashë Spahos mos e shkrep flakadanin”- tha Balla.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, në seancën plenare të së enjtes mori vëmendjen e Kuvendit pasi i fryu bilbilit për disa orë dhe ky akt nuk u kalua pa ironinë e deputetëve të Partisë Socialiste/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!