Tatimi për profesionet e lira/ Lera: Shpenzimet e zbritshme iu janë njohur të gjithëve

schedule14:32 - 25 Prill, 2024

schedule 14:32 - 25 Prill, 2024

Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit të 2024 për profesionet e lira, mbështetur nga deklarimet për 2023, kanë shtuar paqartësitë dhe konfuzionin te tatimpaguesit. Në ligjin e ri, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në 30 përqind për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë.

Me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk është marrë parasysh zbritja e shpenzimeve 30 përqind, por vetëm shpenzimet e deklaruara nga biznesi. Kjo ka shkaktuar konfuzion pasi shumë subjekte e kishin marrë si të mirëqenë njohjen e 30 përqind të shpenzimeve.

Lidhur me këtë foli edhe drejtori i politikave fiskale në ministrinë e Financave, Niko Lera. Në një intervistë për “Money Report”, Lera u shpreh se shpenzimet e zbritshme iu janë njohur të gjithëve.

“Ligji ka përcaktuar që tatohet fitimi neto, dhe ky fitim, rezulton nga diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve që ke kryer. Bazuar në këtë parim për vitin e parë të implementimit janë marrë në konsideratë edhe deklarimet e subjekteve të 2023. Ai fitim neto që ata kanë vetëdeklaruar në administratën tatimore. Shpenzimet e zbritshme iu janë njohur të gjithëve sepse këta 23 mijë tatim pagues kanë deklaruar në administratën tatimore që të ardhurat i kanë kaq dhe i është llogaritur 15 përqind mbi këtë fitim të vetëdeklaruar.

Që të mos rrisim barrën e përmbushjes, iu kemi dhënë opsion që po të duan mund të konsiderojnë se shpenzimet e tyre janë 30 për qind e të ardhurave dhe të mos mbajnë apo të jenë të avantazhuar nëse shpenzimet e tyre janë 5, 15 apo 20. Nëse këta tatimpagues kanë deklaruar fitimin neto, pra nga të ardhurat kanë zbritur fitimin neto, dhe ky fitim nga analizat që kemi bërë, tregon se zbritja e shpenzimeve kanë bërë janë 40-45 për qind, më shumë se 30 për qind, atëherë çfarë 30 për qind tjetër të zbresim. Të dublojmë shpenzimet nuk ndodh. Kjo nuk qëndron por çdo i vetëpunësuar ka të drejtën t’i drejtohet administratës tatimore”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!