Aksioni kundër informaliteit dhe uljes së qarkullimit të parasë cash në ekonomi është përqëndruar tashmë në zyrat e këmbimit valutor.Administrta Tatimore ka bërë me dije se ka nisur inspektimet në terren për zbatimin e ligjit mbi Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit.
Në nisje të aksionit janë kontrolluar 20 zyra të këmbimit valutor dhe sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga kontrollet e realizuara së fundmi në terren ka rezultuar se 8 tatimpagues janë kapur duke mos lëshuar faturë për transaksionet e kryera, 9 tatimpagues kanë lëshuar faturë në momentin e kontrolleve të kryera dhe tre tatimpagues u gjetën të mbyllura.
Në kuadër të këtyre inspektimeve Administrata Tatimore ka njoftuar 643 subjekte për përmbushjen e detyrimeve tatimore.
Sipas administratës tatimore moslëshimi i kuponit tatimor për çdo transaksion i klasifikon agjensite si subjekte me risk dhe mund të bëheni objekt kontrolli
Qeveria ka parashikuar një sërë masash për të ulur qarkullimin e parsë Cash në ekonomi dhe në strategjinë e të ardhurave 2024-2027 parashikon reduktimin e mëtejshëm të pagesave me para në dorë në ekonomi. Në këtë strategji është parashikuar vendosja një limiti për pagesat cash mes individëve si dhe ulja e pagesave me para në dorë mes bizneseve nga 150.000 lekë që është aktualisht.
Qytetarët shqiptarë tashmë po i realizojnë pagesat gjithmonë e më shumë me anë të bankave dhe ndikim ka pasur ulja e komisioneve, por edhe shtimi i infrastrukturës. Pagesat me anë të kanaleve bankare vlerësohen me impakt shumë pozitiv në ekonomi pasi ul përdorimin e parave cash./abcnews.al

