Tatimet: Si të deklaroni librat e shitjes dhe TVSH gjatë periudhës tranzitore të fiskalizimit

schedule08:03 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 08:03 - 29 Dhjetor, 2020

Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G. Transaksionet biznese me biznese pa para në dorë fillojnë në korrik dhe procesi më i rendësishëm për transaksionet me para në dorë fillon nga 1 shtatori.

Ky ndryshim vjen në kuadër të Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqëruese dhe faturës elektronike.

Tatimet kanë publikuar informacionin mbi mënyrën e deklarimit të deklaratës së TVSH-së, librave të shitjes/blerjes dhe faturave për periudhën tranzitore 1 janar – 31 Gusht 2021.

Fatura elektronike e shkëmbyer nëpërmjet Platfomrës Qendrore të Faturave do të jetë dokumentacion i vetëm, i vlefshëm, tatimor për furnizimet e marra.

SI DO TE BEHET DEKLARIMI

Ligji Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqëruese dhe faturës elektronike.

Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G (nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, i ligjit të sipërcituar).

Fatura elektronike e shkëmbyer nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave do të jetë dokumentacion i vetëm, i vlefshëm, tatimor për furnizimet e marra.

Të gjithë tatimpaguesit që do të përfshihen në Fiskalizim, duhet të:

  1. Pajisen me çertifikate elektronike nga Agjensia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Çertifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të faturës elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të. Tatimpagues: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691

Ent publik: https://e albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14485

  1. Të sigurojne lidhje të vazhdueshme interneti në vendin e lëshimit të faturave elektronike (përveç rasteve të parashikuara ku është e pamundur)
  2. Aksesojnë Platformën Qëndrore të Faturave duke përdorur kredencialet e aksesit

nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care

  1. Të sigurojnë pajisje elektronike

Për tatimpaguesit e përfshirë në B2G evidentohen 2 raste:

  1. Tatimpaguesi, përveç transaksioneve me ente publike kryen edhe transaksione të

tjera. Veprimet që duhet të kryejë tatimpaguesi, sipas transaksioneve, janë:

– Të fiskalizojë faturën që lëshon për G (ent publik) nëpërmjet Platformes SelfCare ose Software.

– Të fiskalizojë faturën që lëshon për B (në rastin e një biznesi të fiskalizuar)

nëpërmjet SelfCare ose Software.

– Të lëshojë fature nga blloku i TVSH-se (ose blloku i thjeshe model 4) për B (në rastin e një biznesi të pafiskalizuar), për transaksione JO CASH.

– Të lëshojë faturë për transaksionet CASH:

Nëse transaksioni CASH kryhet midis dy subjekteve, tatimpaguesi mund ta

fiskalizojë faturën (pasi nuk është i nevojshëm pranimi i faturës nga Blerësi).

Në këtë rast nuk ka nevojë që të lëshojë faturë nga blloku i faturave, pasi fatura

ka kodin QR. Fatura e fiskalizuar do të deklarohet në librin e shitjeve si deri

më sot, duke vendosur si numër serial NIVF.

Nëse transaksioni CASH kryhet me blerës të panjohur C(konsumatorë

finalë), shitja ditore përmblidhet me 1 faturë. Deklarimi në librin e Shitjeve do

të përshkruhet si Shitje ditore.

– Të deklarojë Librin e shitjes nëpërmjet e-filing, duke e upload-uar si file excel.

  1. Tatimpaguesi kryen transaksione vetëm me entet publike, pra lëshon vetëm fatura elektronike për entet publike. Veprimet që duhet të kryej tatimpaguesi janë:

Të lëshojë fature nëpërmjet Portalit Selfcare ose Softiware dhe t’a fiskalizojë atë.

Të deklarojë librin e shitjes nëpërmjet e-filing, duke e upload-uar atë, deri në periudhën Gusht 2021

Kujdes!

Dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes nuk do të ndryshojë, pra do të kryhet nëpërmjet E-filing, deri në periudhën Gusht 2021, duke i plotësuar manualisht kutizat sipas llojit te transaksioneve. Prej periudhës Shtator 2021 librat e shitjes dhe Blerjes sid he deklarata e TVSH-së do të parambushen me të dhënat e faturave të lëshuara nga sistemi i Fiskalizimit.

Entet publike duhet të:

– Pranojnë fature vetëm në formë elektronike e-faturë, nëpërmjet portalit Selfcare ose Softiware

– Të lëshojnë faturë në formë elektronike, e-faturë për transaksionë G2G (pra kundrejt një enti tjetër publik) dhe t’a fiskalizojnë atë

Faza e dytë e Fiskalizimit zbatohet prej datës 1 Korrik 2021, dhe përfshin transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, detyrimin për lëshim të faturës elektronike dhe shkëmbimin e saj nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Faza finale do të zbatohet për transaksionet me para në dorë prej datës 1 Shtator 2021.

Për informacion të detajuar dhe të përditësuar mund të vizitoni menunë e dedikuar:

https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi /Monitor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!