Tatimet paralajmërojnë bizneset: Edhe dy ditë kohë për aplikimin, pastaj fillojnë gjobat

schedule17:48 - 3 Qershor, 2020

schedule 17:48 - 3 Qershor, 2020

Dy ditë nga përfundimi i afatit, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar bizneset që të kryejnë aplikimin online për pagën e luftës për punonjësit e tyre.

Në të kundërt ajo paralajmëron se ata do të ndëshkohen me gjobë, ndërkohë që punonjësit do ta marrin pagën automatikisht në llogari.

Njoftimi i plotë

Të nderuar bashkëqytetarë, Që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, kanë përfituar nga ndihma financiare, Paketa 1 & 2:

73,830 Biznese

187,437 Punonjës

Ju rikujtojmë se mbeten edhe dy ditë deri me datë 5 qershor, për aplikimet e fundit të punëdhënësve, për punonjës të tjerë që nuk e kanë marrë ende atë që u takon.

Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësit do ta marrin direkt në llogari!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!