Tatimet: Keni plotësuar të dhënat e bankës gabim për ndihmën? Ja si ti korrigjoni

schedule08:25 - 9 Maj, 2020

schedule 08:25 - 9 Maj, 2020

Tatimet njoftojnë të gjithë tatimpaguesit, të cilët në formularin Kërkesë për ndihmë financiare, Paketa 1, kanë plotësuar gabim të dhënat e llogarisë bankare (emri i Bankës dhe/ose IBAN), për punonjësit e tyre, përfitues të ndihmës financiare, se kanë mundësi t’i korrigjojnë ato, duke plotësuar të dhënat e sakta në formularin që kanë plotësuar më parë.

Korrigjimi i të dhënave është i mundur vetëm për individët të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Ndihmë Financiare dhe nga Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta te llogarive bankare.

Identifikimi i individëve për të cilet duhen korrigjuar emri i Bankës dhe/ose IBAN në Formular, është tepër i thjeshtë, statusi i tyre i pagesës është Kthyer nga Banka për pasaktësi (mund ta ndryshojmë në varësi të statusit që do vendoset në sistem)

Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e shumës prej 26.000 lekë në llogarinë e secilit individit përfitues.