Task-forcë për të kontrolluar masat e sigurisë nga bizneset, deri në përfundim të pandemisë

schedule13:55 - 28 Prill, 2020

schedule 13:55 - 28 Prill, 2020

Ngrihet një taskë-Forcë e posaçme për kontrollin e zbatimit të masave të sigurisë. Ky vendim është mar pas hapjes së një sërë biznesesh në vend të cilave i është kërkuar që të zbatojnë një protokoll të rreptë për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Task-Forca do të operojë , si një strukturë e përkohshme si dhe do të drejtohet nga kryeministri dhe do ketë anëtarë  disa ministri midis të cilave ministrin e Shëndetësisë ,ministrin e Brendshëm,të drejtësisë  si dhe të Financave.

Njësia Operacionale e Task-Forcës  do të kryejë kontrollin në terren në të gjitha bizneset që lejohen të punojnë  për garantimin e zbatimit të protokolleve të siguris në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Njësia Operacionale, në rast konstatimi të shkeljeve të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, i raporton këto shkelje pranë institucioneve kompetente për marrjen e masave përkatëse.Kjo struktuurë do të jetë operacionale deri në përfundim të periudhës së pandemisë COVID-19.

Qeveria ka bërë një ndarje me 3 kategori në bazë të rrezikut që shfaqin bizneset. Me protokoll të kuq janë shënuar bizneset fasonë,call center , me kod të verdhë janë shënuar  institucionet financiare,bankat dhe tregjet e hapura.në  kategorinë e bizneseve me kod jeshil përfshihen dyqanet e veshjeve , marketet si dhe shërbimi taxi.

Çdo biznes ka një protokoll të vecantë tqë cilin duhet të zbatojë  dhe kjo do të kontrollohet nga task-Forca.Në sektorin e dyqaneve konstatohen disa rregulla edhe për qytetarët siç janë për dyqanet të cilat duhet të detyrojnë klientët të provojnë rrobat mbi rrobat ekzistuese si dhe duhet të lajën rrobat që blejnë.Ndërsa supermarketeve i kërkohet që të vendosin në hyrje ushqimet bazë që janë makaronat,orizi apo mielli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!