Task Force kontroll në plazhet e Jugut

schedule13:08 - 25 Korrik, 2019

schedule 13:08 - 25 Korrik, 2019

 

Pas ultimatumit nga ministrat Lleshaj dhe Klosi, Task Force ka nisur kontrollet e plazheve në jug të vendit. Nga monitorimi i 66 stacioneve plazhi në Vlorë, shumë prej tyre nuk kanë lidhur kontratë me pushtetin vendor. Megjithatë kanë kulla vrojtimi dhe sinjalistikë ujore.

Në Himarë, inspektimi ka prekur deri më tani 80 stacione plazhi, nga të cilat është konstatuar se në  disa stacione nuk ka ende vrojtues për shkak se janë në proces ende të trajtimit dhe marrjes së certifikates, kurse rreth 90% e tyre nuk kanë një kontratë të lidhur me  bashkinë Himarë. Në bashkinë Sarandë, janë evidentuar gjithsej 104 stacione plazhi, ku disa prej tyre nuk kanë kontratë me bashkinë. Aksioni i Task Forcës vazhdon në të gjithë bregdetin. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!