Tashmë zyrtare, Alexis Sanchez largohet përfundimisht nga Interi

schedule19:04 - 8 Gusht, 2022

schedule 19:04 - 8 Gusht, 2022

Sanchez ishte pak më parë në zyrat e Interit për të shkëputur kontratën e tij me klubin zikaltër.

Kjo gjë ndodhi, por klubi i Interit ende nuk e kishte bërë zyrtare këtë gjë deri pak minuta më parë.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen konsensuale të kontratës së sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Klubi dëshiron të falenderojë Alexis për tre sezonet e tij si zikaltër që kulmuan me ngritjen e tre trofeve dhe i uron atij më të mirat në vazhdimësinë e karrierës së tij”, ka shkruar Inter në njoftimin zyrtar./ h.ll/abcnews.al