Lazio konfirmon se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen dhe ndihmësi i tij Giovanni Martusciello do të mbetet në krye si pasardhësi i tij.
Sarri dha dorëheqjen si trajner i Lazios ditën e martë, pasi pësoi tre humbje radhazi. Ai nuk kishte më marrëdhënie të mira me presidentin Claudio Lotito dhe lojtarët, kështu që vendosi të largohej pavarësisht se kishte një vit të mbetur në kontratën e tij.
“SS Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Në të njëjtën kohë, klubi njofton se ka vendosur t’i besojë drejtimin teknik Giovanni Martusciellos”, thuhet në njoftim.
Klubi kryeqytetas nuk ka sqaruar nëse ish-trajneri i Empolit, Napolit dhe Juventusit do të qëndrojë në krye deri në fund të sezonit. Lazio ka në listë emra si Igor Tudor, Palladino dhe ish-sulmuesi i tyre, Miroslav Klose si pasardhësit e stolit të skaudrës./h.ll/abcnews.al
Maurizio Sarri ha rassegnato le proprie dimissioni, guida tecnica affidata a Giovanni Martusciello
✍️ https://t.co/APq6m0uyLG pic.twitter.com/5T32DS00uy
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 13, 2024