Marcus Rashford është dekoruar nga Universiteti i Manchester për shërbimet e tij gjatë kohës së pandemisë.
Sulmuesi i Manchester United ka shërbyer dhe ndihmuar në mënyrë vullnetare shkollat gjatë pandemisë duke ofruar ushqime falas për nxënësit.
Klubi i “Djajve të Kuq” e ka nderuar duke i dhuruar një fanellë ku ishte e stampuar” DR. Rashford MBE”.
Presidenti i Universitetit , Prof. Dame Nancy Rothwell u shpreh se Marcus është një djalosh shëmbullor i cili ka ofruar shumë për komunitetin,sidomos për fëmijët e vegjël gjatë periudhës se pandemisë dhe për këtë veprim të tijin ka merituar një dekorim nga ana e tyre./abcnews.al