Tarifat Trump/ Këshilltari i presidentit: Mbi dhjetë vende po na luten

schedule19:30 - 14 Prill, 2025

schedule 19:30 - 14 Prill, 2025

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarët e kabinetit të Donald Trump po përpiqen të rrisin besimin e qytetarëve amerikahe, teksa mbrojnë politikat tarifore të presidentit, ndërkohë që tregjet janë përballur me rënie të vazhdueshme.

Kevin Hassett, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë tha për gazetarët se më shumë se 10 vende janë ofruar për marrëveshje shumë të mira tregtare pasi u përballën me tarifa. Ai theksoi se nuk ka asnjë shans që që SHBA të përjetojë një recesion në 2025. Sipas Hasset, tarifat do të sjellin efekte pozitive për qytetarët amerikanë.

“Unë nuk e kuptoj se si politikat që ne i planifikojmë në afat të gjatë, një vit më pas, të shihen si diçka tjetër përveçse një përfitim i madhe për tregjet e aksioneve dhe qytetaret amerikane,”

Hasset tha gjithashtu se drejtuesit e biznesit i kanë thënë atij se kompanitë po po i zhvebndosin degët që ishin jashtë shtetit në SHBA.

Optimizmi i Hassett për trajektoren tregtare dhe ekonomike të Amerikës erdhi ndërsa indekset e bursës u rritën të hënën në mëngjes.

Rritja pasoi fundjavën, kur Trump njoftoi një përjashtim nga tarifat reciproke të vendosura për pajisjet elektronike të importuara, duke përfshirë telefonat, kompjuterët dhe gjysmëpërçuesit.

Trump më vonë tha se nuk kishte asnjë përjashtim dhe se tarifat për ato artikuj do të vendoseshin në një më vonë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!