Tarifa, sytë drejt tregjeve të tjera/ Eksportuesit shqiptarë të bimëve mjekësore: Do ndryshojmë destinacion

schedule14:12 - 7 Prill, 2025

schedule 14:12 - 7 Prill, 2025

Tarifa  trump prej 10% e vendosur ndaj mallrave shqiptare ka shkaktuar shqetësim te bizneset shqiptare që eksportojnë drejt tregjeve amerikane.

Industria e bimve mjekësore dhe aromatike thotë se tashmë kanë nisur negocitat për të shitur produktet  në tregje të reja si Japonia , Singapori  e Japonia.

Tarifa tregtare e Trump përkthehet në rritje të kostos së eksportit duke  bërë  më pak konkurruese produktet shqiptare. Për të analizuar situatën bizneset kërkojnë nga qeveria ngritjen e një grupi pune për të analizuar efektet.

Edhe sektori i veshjeve dhe i këpucëve  thekson se tarifat Trump do të ndikojnë në eksportet shqiptare.Ndërsa vlera e eksportit të këtyre mallrave  në tregun ameriakan përllogaritet në rreth 100 milione dollare ne një vit. Shqipëria është një vend kandidat për BE-në dhe ka një marrëveshje tregtare me BE-në, duke përfituar nga statusi i tregut të lirë të BE-së.

Industria e tekstileve dhe kepuceve ngre si shqetesim edhe efektet nga tarifat Trump për produktet që kalojnë përmes BE-së për të arritur në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!