Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tarifat rëndojnë xhepat e amerikanëve”/ Hoxhaj: Taktikë e rrezikshme e Trump, SHBA pritet të ketë rënie ekonomike

schedule19:42 - 2 Prill, 2025

schedule 19:42 - 2 Prill, 2025

Eksperti i diplomacisë, Andi Hoxhaj thotë se tarifat që do vendosen nga SHBA në luftën tregtare të hapur nga Donald Trump, do të rëdnojnë xhepat e amerikanëve.

Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Hoxhaj u shpreh se SHBA pritet të ketë rënie ekonomike.

“Do ketë impakt në SHBA, sepse çmimet do të rriten. Zoti Trump e ka marrë deri diku këtë si rrezik. Presioni mund t’i rritet sepse do ketë zgjedhje për senat, në Kongres. Kjo si taktikë është shumë e rrezikshme. Evropa i ka të gjitha instrumentat, mekanizmat për vendosjen e tarifave. Vetë BE nuk dëshiron që kjo të ndodhë, sepse një pjesë e makinave që prodhohen në Evropë, dërgohen në SHBA. Makinat amerikane nuk i kalojnë testet e sigurisë, prandaj një pjesë nuk shiten në Evropë. Britania e Madhe nuk ka defiçit me SHBA dhe prandaj ndihet më e qetë. Një nga vendet që do ketë më shumë impakt është Irlanda. Nuk mendoj se jo, sepse  Shqipëria nuk ka tregti të madhe me SHBA, por nëse do ketë rritje të çmimeve, pritet të rritet hekuri dhe alumini. Por ne nuk duhet të shqetësohemi për momentin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!