Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra thotë se qëllimi i presidentit amerikan, Donald Trump me vendosjen e tarifave, është që të rikthejë hegjemoninë e Amerikës.
Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Bajra u shpreh se Amerika pritet të marrë 1.3 miliardë dollarë brenda një viti, si rezultat e eksporteve të jashtme dhe vendosjes së tarifave.
“Formula është korrekte, është përpjestimi i eksporteve me deficitin trgtar. Si masë volumi, nuk është aktuale. Ideja është që proklamimi që Trump i bëri si reciprocitet, nuk është reciprocitet. Presidenti ka mësuar nga termi i parë, që gradualiteti mund ta ndihmojë. Amerika ka gjasa të marrë 1.3 miliardë dollarë brenda një viti, si rezultat e eksporteve të jashtme dhe vendosjes së tarifave. Ka koorporata që akoma duan ta vazhdojnë dhe ta intensifikojnë raportin me SHBA”, theksoi ai./abcnews.al