Tarifat e reja amerikane/ Reagon Japonia: Jashtëzakonisht për të ardhur keq

schedule12:42 - 3 Prill, 2025

schedule 12:42 - 3 Prill, 2025

Japonia zyrtare deklaroi se tarifat e reja të përgjithshme të presidentit Donald Trump për importet e SHBA ishin “jashtëzakonisht për të ardhur keq”, duke shtuar se Tokio i kishte kërkuar Washingtonit të anulonte masat.

“Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që qeveria e SHBA ka shpallur vendimin e saj për të vendosur tarifa reciproke, pavarësisht faktit se ne kemi shprehur shqetësimet tona në nivele të ndryshme dhe i kemi kërkuar [SHBA-së] të mos ndërmarrin masa të njëanshme”, u tha gazetarëve japonezë zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi.

“Ne jemi seriozisht të shqetësuar nëse masa tarifore është në përputhje me rregullat e OBT-së dhe marrëveshjen tregtare Japoni-SHBA”, shtoi zëdhënësi.

Trump njoftoi tarifa të reja prej 10% për shumicën e importeve të SHBA-së, me gjoba më të larta bazuar në deficitet tregtare për shumë vende. Në rastin e Japonisë, kjo është 24%.

Sipas mediave lokale, kryeministri japonez Shigeru Ishiba ka udhëzuar ministrat e tij që të shqyrtojnë me kujdes efektet e mundshme të tarifave të reja në vend

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!