OG Nice ka arritur marrëveshjen me Lazion për transferimin e mbrojtësit Riza Durmishi. Lojtari me origjinë shqiptare, i cili luan me kombëtaren daneze, ka kaluar në Francë. Nice njofton se futbollisti 25-vjeçar do të dalë në stërvitje në ditët në vijim. Kjo është dhurata e parë për Patrick Vieira.
Durmishi ka kaluar testet mjekësore dhe te klubi francez ka kaluar me formulën e huazimit, ndërkohë që në verë Nice do të ketë mundësinë të ushtrojë opsionin e blerjes nëse bindet nga paraqitjet e mbrojtësit të majtë.
Këtë sezon te Lazio ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat dhe është parë e udhës të huazohet. Edhe vjet ka pasur pak hapësira, duke luajtur vetëm dy herë si titullar në 10 ndeshje të Serie A. Lazio e bleu vjet Durmishin te Real Betis, për shumën e 6.5 milionë eurove. /abcnews.al
#Mercato Accord pour le prêt de Riza Durmisi ??
Le défenseur international danois va être prêté à l'OGC Nice à partir de janvier ?⚫️
Le communiqué ➡️ https://t.co/yI1wdvqWm0 pic.twitter.com/3yL1qJhID0
— OGC Nice (@ogcnice) December 6, 2019