Tarabella lirohet nga burgu: Kjo periudhë ishte një provë e vërtetë

schedule12:48 - 13 Prill, 2023

schedule 12:48 - 13 Prill, 2023

Eurodeputeti belg Marc Tarabella, një nga të pandehurit në skandalin korruptiv “Qatargate”, ka dalë nga burgu mëngjesin e sotëm.

Lirimi i tij vjen pak ditë pas atij të ish eurodeputetit Pier Antonio Pancheri, i cili gjithashtu doli nga burgu.

“Ndalimi ishte i vështirë,” tha eurodeputeti belg menjëherë pas lirimit të tij. Jam i lehtësuar që mund të takoj familjen time. Kjo periudhë ishte një provë e vërtetë. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtyre javëve.

E përsëris: ndaj meje nuk ka asnjë akuzë, por mbetem në dispozicion të hetuesve për t’iu përgjigjur çfarëdo që të më kërkojnë ”, tha ai pas daljes nga burgu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!