“Tapë” në timon kaloi semaforin me të kuqe dhe i armatosur, pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë

schedule08:12 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:12 - 11 Nëntor, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

ABC mëson se drejtuesi i automjetit “Citroen” Emirjan Doko ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është futur në kryqëzim me semafor të kuq.

Në momentin e kontrollit të mjetit nga policia, Dokos i është gjetur edhe një armë zjarri tip pushkë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident Luan Cenollari dhe pasagjeri tjetër Ali Bejo, 69 vjeç.

ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken automjetet e shkatërruara nga përplasja e fortë. Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!