Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër për shkak se akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”
Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.
Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas një shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”
Sekuestrohen granata, ndezëza dhe kallëpe tritoli.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër.
Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.
Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
e.l./abcnews.al/