Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e konsideron një lajm shprese për shqiptarët vendimin e ministrave të BE-së për t’i hapur negociatat Shqipërisë.
Kryemadhi shkruan në “Facebook” se tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për mbrojtjen e shtetit, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/2715576585221733
“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. ????”, shkruan Kryemadhi.