“Tani nis jeta e re”! Fjalët e para të Endri Dumanit pasi u nxor nga kampi i ferrit: Inshallah…

schedule19:13 - 27 Tetor, 2020

schedule 19:13 - 27 Tetor, 2020

Publikohet videoja e momentit të parë, pasi Endri Dumani u nxor nga kampi famëkeq “Al Hol”. Në makinën që e nxori nga kampi ai është mes dy efektivëve të policisë, njëri prej të cilëve është drejtori i Anti-terrorit, Gledis Nano, që mori vetë pjesë në operacionin e shpëtimit.

Në video, 11-vjeçari shfaqet i lumtur, ndërsa Nano i thotë se tani jeta jote ndryshoi. Dumani, së bashku me Floresha Rashën dhe fëmijët e saj u nxorën nga kampi dhe sot mbërritën në Shqipëri.

Polici: Tani ti do kesh një jetë të bukur, qesh të shikojmë të qeshur.

Endri Dumani: Inshallah

Polici: Bravo! Shumë mirë.

Gledis Nano: Nesër do marrim avionin dhe do ikim për Shqipëri, nga nesër ndryshon jeta jote.

Endri Dumani: Mirë

Gledis Nano: Nga nesër nuk do jesh më në kamp, por do luash me shokët, do të shkosh në shkollë dhe do të jesh si të gjithë fëmijët e tjerë në Shqipëri. Je i lumtur?

Endri Dumani: Mirë

Gledis Nano: Do ikim?

Endri Dumani: Po

Gledis Nano: Nesër

Pas disa vitesh të ndarë nëna e Endrit Dumanit më në fund përqafoi sot të birin. Bashkë me dajën e tij ajo doli sot për të pritur fëmijët që erdhën nga Siria me kryeministrin Edi Rama.

db/Abcnews.al