Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Tani mund të fillojë një seri vrasjesh”! Serbët jehonë ekzekutimit të “kumbarit” të Shkodrës

schedule17:24 - 5 Prill, 2021

schedule 17:24 - 5 Prill, 2021

Ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Koplik ka bërë jehonë edhe në mediat serbe, që e kanë pasqyruar vrasjen e njeriut që cilësohet si drejtues i mafies lokale në kryeqendrën e veriut.

Pllanaj njihej si një nga drejtuesit e mafies lokale, i cili, megjithëse kishte probleme me ligjin, arriti të shmangte arrestimin. Thuhet se kjo vrasje mund të fillojë një seri vrasjesh të reja në Shkodër” shkruan Blic.rs.



132 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua Bardhok Pllanaj, ndërsa automjetin e tij e kanë goditur 40 plumba, 18 prej të cilëve përfunduan në trupin e 46-vjeçarit, mes të cilëve një në kokë dhe 2 në zemër që ishin fatalë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!