Tani mund të blini produkte nëpërmjet TikTok

schedule19:02 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 19:02 - 8 Dhjetor, 2021

Rrjeti social TikTok do organizojë, një event shitjesh ditën e mërkurë ku përdoruesit mund të blejnë produkte online. Drejtuesi i kompanisë për Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar Rich Waterworth deklaroi, se tregu online është një mundësi e madhe ku ata po investojnë.

Numri i personave që blejnë produkte në rrjetet sociale ka pësuar rritje në vitet e fundit. Pandemia ndikoi në rritjen e numrit të dyqaneve që shisnin online. TikTok do t’i ofrojë në fillim mundësinë përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë produkte online.

Rrjeti social do organizojë një event shitjesh 2 ditor që do drejtohet nga prezantuesi i famshëm britanik Rylan Clark-Neal. Një në katër përdorues kërkon për produkte ose ble një produkt pasi kanë parë një video në Tiktok.

Pronarët e dyqaneve do t’i paguajnë një përqindje rrjetit social për çdo shitje që do bëjnë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!