Jack Grealish është një nga futbollistët më të mirë anglezë. Kapiteni i Aston Villa po shijon Euro 2020 me skuadrën ishullore, që sonte sfidon Ukrainën për një biletë në gjysmëfinale.
25-vjeçari ka dhënë një rrëfim ndryshe për The Guardian, aty ku zbulon se çfarë do të ndodhte me të nëse nuk do të ishte bërë futbollist profesionist.
“Mbushem plot lumturi dhe krenari kur dëgjoj njerëzit të thërrasin emrin tim në kor. Është e bukur kur e bëjnë këtë gjë tifozët e Aston Villa, por është edhe më unike dhe e veçantë kur e bëjnë të gjithë anglezët.
Edhe prej faktit që janë po këta tifozë që çdo javë më fishkëllejnë kur luaj kundër skuadrave të tyre. Gjithsesi, ata më mbështetin ngaqë luaj me kombëtaren e Anglisë“, deklaron ylli anglez, i cili rikthehet pas në kohë.
“Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të bëja atë që po bëjnë të gjithë tifozët, do të luaja kazino. Ndoshta do të isha në BoxPark (një zinxhir i ushqimeve fast-food). Kam parë kaq shumë video të njerëzve atje dhe janë joreale.
“Nëse nuk do të isha një futbollist çfarë do të isha bërë? Epo, unë nuk do të bëja punën e babait tim, pra do të isha një promovues në Ibiza ose Tenerife. Unë do t’i bindja njerëzit të shkonin në lokale dhe diskoteka“, përfundoi Jack Grealish. /abcnews.al