Edhe pse dihej prej disa ditësh, vetëm pak çaste më parë gjithçka është bërë zyrtare: Mario Mandzukic është lojtari më i ri i Al-Duhail. Që nga ardhja e trajnerit Sarri në krye të “Zonjës së Vjetër”, sulmuesi kroat nuk bënte pjesë në planet e tij dhe i ishte bërë e qartë se do të largohej.
Mandzukic kishte mundësinë të largohej në verë drejt Borussia Dortmund, por zgjodhi të qëndrojë në Torino dhe të luftojë për një vend titullari. Megjithatë, kroati nuk ka luajtur thuajse aspak dhe tashmë ka zgjedhur të firmosë për Al-Duhail në Katar, aty ku do të ketë një kontratë të majme./abcnews.al
القسم الثاني ☕️??@DuhailSC pic.twitter.com/uZE2wU1Qcx
— خليفة بن حمد (@KHK) December 24, 2019