Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i ka befasuar të gjithë sot. Strategu gjerman ka vendosur sa i takon së ardhmes së tij dhe në një mënyrë shumë të veçantë, ka njoftuar të gjithë tifozët e Liverpool, por jo vetëm.
Me anë të një video të publikuar në platformat sociale të Liverpool, Klopp ka konfirmuar se ka rinovuar deri në vitin 2024. Koeçidencë apo jo, edhe Steven Gerrard rinovoi sot me Rangers deri në vitin 2024 dhe me shumë gjasa, anglezi do të marrë drejtimin e Liverpool kur Klopp të largohet./abcnews.al
Happy Friday, Reds! ??? pic.twitter.com/7qUWOsszb6
— Liverpool FC (@LFC) December 13, 2019