Nga Mentor Kikia
Sanksionet kundër Rusisë do të jenë të ashpra, të gjëra e të shtrira në kohë. Pasi, Perëndimi do të ta ketë këtë të vetmen mënyrë për të shpëtuar nderin përballë popullit të Ukrainës, që e joshi në aventuran e integrimit në BE dhe NATO, duke e ditur rrezikun që ka pas shpine, dhe tani i dërgon telegrame solidariteti.
Rusia dhe Ukraina sëbashku janë prodhues të mëdhenj të ushqimit ne Bote, grurit kryesisht, ushqimit për blegtorinë, mineraleve dhe lëndëve të tjera të para. Ajo që do të ndodhë është e qartë dhe e sigurtë. Lëndët djegëse që ngrohin Europën, gruri dhe ushqime të tjera do të shtrenjtohen.
Çfarë mund të ndodhë me ne?
Tregu ynë furnizohet me miell ne masen 50% nga Rusia dhe Ukraina, për shkak të çmimit më të lirë. Një bllokadë totale ndaj prodhimeve ruse dhe bllokimi i eksporteve urakinase për shkak të luftës, do ta godasë këtë kanal, e padyshim që do të ndikojë në rritjen e çmimit.
Tregu i karburanteve, edhe pse nuk është i lidhur drejtëpërdrejtë, do të ndikohet në nivel global dhe në Shqipëri konsumatori është fare i pambrojtur.
Shqipëria është një vend bujqësor dhe i pasur me burime natyrore.
Por bujqësia po braktiset vit pas viti. Sipërfaqe të konsiderueshme të tokës nuk kultivohen. Fshatarët nuk kultivojne drithera, pasi nuk kanë interes për shkak të kostove të larta dhe mungesa e subvencioneve efektive e ka stimuluar këtë. Tregtarët e “mbytën” vendin me miell nga Serbia dhe Rusia.
Të njëjtin fat po pëson edhe blegtoria. Qumështi që vjen nga Serbia, me kosto më të lirë, po çon lopët drejt thertoreve dhe numri i krerëve dhe sasia e prodhimit bien çdo vit.
Shqipëria dosponon rezerva dhe nxjerr naftë mjaftueshëm nga nëntoka e saj për të zbutur krizat si kjo, e për të mbrojtur qytetarët nga speullimet e tregut. Por qeveritë e korruptuara ua kanë dorëzuar vendburimet kompanive ndërkombëtare në këmbim të përfitimeve financiare dhe mbështetjes diplomatike, për interesat e tyre politike e jo kombëare.
E pyeta mbrëmë në një studio ish Ministren e Mbrotjes zonjën Mimi Kodheli, se çfarë kapatitetesh mbrojtesë kemi ne si vend: Flini të qetë- tha Kodheli- avionëve të NATO-s u nduhen vetëm 6 minuta të vijnë nga bazat ushtarake në Itali.
Mrekulli. Ne sot kemi një ushtri modeste, pa asnjë avion luftarak, pa asnjë helikopter luftarak, pa asnjë tank, padyshim asnjë lloj sistemi mbrotjeje efektive. Dhe jemi të lumtur se na mbron NATO. Padyshim, sepse ne jemi anëtare të saj.
Por a zgjasin përjetësisht mrekullitë? Padyshim që jo. Ndaj dhe këtë epokë të artë sigurie, mund ta shfrytëzojmë edhe për të ngritur ushtrinë tonë.
Grurë nuk mbjellim se e marrim nga Rusia
Lopët po i therim se qumështin e marrim nga Serbia
Naftën e dhurojmë për afera korrupsioni
Ushtrina s’na duhet sepse kemi NATO-n.
Sot bota është globale, dhe padyshim as që mendohet që një vend të prodhojë gjothëçka vetë(epoka “të jetojmë me forcat tona”, ka mbaruar).
Por parajsat e globalizimit vjen një monet dhe trazohen brenda 24 orësh dhe atëherë ti kupton se në shtëpinë tënde, jo nuk ke gjithçka, por nuk ke asgjë.
Tani është shkurt, dhe koha e mbjelljes së grurit ka kaluar. Por në vjeshtë do të jetë sërish koha e mbjelljes dhe ne do të duhet të kthejmë sytë nga toka jonë. /abcnews.al