“Tani do merrem me boks”, McGregor flet per herë të parë pas humbjes me Poirier

schedule10:15 - 5 Shkurt, 2021

schedule 10:15 - 5 Shkurt, 2021

Të gjithë fansat e Conor McGregor prisnin shumë nga idhulli i tyre në ndeshjen e rikthimit të tij në ring, por ai i zgjënjeu që të gjithë. Irlandezi u mposhtë më 24 janar nga Dustin Poirier, i cili e meritoi plotësisht fitoren.

Megjithatë, McGregor duket se e ka hedhur pas krahëve humbjen dhe ka reaguar për herë të parë që nga ajo sfidë. “Kjo është ajo që unë mora kur zgjodha atë kundërshtar para një ndeshjeje tjetër boksi me Pacquiaon. Kjo nuk është një lojë për të luajtur, por goditjet e mia ishin të mprehta dhe isha gjatë gjithë duelit në kontroll të plotë.

 

“Mendoja se mund të ndeshesha më mirë, por jo. Falë kësaj ndeshje unë i jap më përparësi karrierës time në boks”, përfundon Conor reagimin e tij në “Instagram”. Për sa i përket duelit me Pacquiaon ende nuk dihet data se kur të do të zhvillohet, por është e sigurtë që do të kemi një përballje mes tyre brenda këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!