“Talleshim me peshkun që sillte Gattuso, i paharrueshëm basti me Kaladzen”

schedule19:57 - 7 Prill, 2020

schedule 19:57 - 7 Prill, 2020

Gianluca Zambrotta është një nga lojtarët më të nënvlerësuar. Italiani ishte i mrekullueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes. Vitet më të bukura i kaloi te Juventusi, teksa provoi të veshë edhe fanellat e Barcelonës e Milanit.

Te kuqezinjtë kaloi për mrekulli dhe të qeshurat e shkaktuara nga Gennaro Gattuso nuk kishin fund. Zambrotta, i cili një nga lojtarët kyç të Italisë në Botërorin e vitit 2006, kujton shakatë me trajnerin e Napolit në një prononcim për CasaSkySport.

Shakatë e bëra me Rino Gattuson janë të paharrueshme. Talleshim gjithmonë me peshkun që na sillte në Milanello nga dyqani i tij, ankoheshim që nuk ishte i freskët. Një ditë humbi një bast në stërvitje me Kaladzen. Kakhaber e detyroi të hante një kërmill”, deklaron Zambrotta. /abcnews. al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!