Gjashtë persona janë gjetur pajetë në një hotel në Bangkok në Tajlandë. Sipas një zëdhënësi të qeverisë tajlandeze, viktimat ishin shtetas vietnamezo-amerikanë.
Policia hodhi poshtë informacionet e para ku u tha se kishte pasur të shtëna, ndërsa mediat lokale raportojnë se këta shtetas mund të jetë helmuar. Megjithatë kjo ende mbetet për t’u konfirmuar.
Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, ka urdhëruar një hetim mbi vdekjet, duke thënë se e vërteta duhet të zbardhet se ai nuk dëshiron që rasti të ndikojë në imazhin e vendit ose të ketë ndikim në turizëm.
/abcnews.al/