Talibanët po arrestojnë dhe torturojnë civilët në Afganistan

schedule14:52 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:52 - 10 Qershor, 2022

Sipas organizatës monitoruese për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” (HRW), talibanët po arrestojnë dhe torturojnë civilë, të cilët ata i akuzojnë se mbështesin një grup të armatosur opozitar në provincën veriore të Panjshir.

Pasi talebanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja, një grup opozitar i njohur si Fronti i Rezistencës Kombëtare (NRF) u zotua të luftojë duke kundërshtuar regjimin e tyre.

E vendosur në lartësi në Hindu Kush, Lugina Panjshir ka vetëm një hyrje të ngushtë. Atje, luftëtarët vendas zmbrapsëm sovjetikët në vitet 1980, dhe talibanët një dekadë më vonë, nën udhëheqjen e Ahmad Shah Massoud, një luftëtar gueril që u bë simbol i rezistencës së muxhahedinëve përpara se të vritej në një sulm vetëvrasës.

Tashmë, NRFA udhëhiqet nga Ahmad Masud, djali i tij, dhe në kontingjentin e tyre ka mijëra luftëtarë me përvojë, përfshirë disa që shërbyen në ish-Forcat e Sigurisë Kombëtare afgane. Që nga muaji i kaluar, NRF ka shtuar sulmet në rajon ndaj njësive dhe pikave të kontrollit talibane, sipas një deklarate më 10 qershor të HRW, duke bërë që grupi radikal të vendosë mijëra luftëtarë në Panjshir.

HRW tha se luftëtarët talebanë kanë nisur një fushatë hakmarrjesh kundër komuniteteve që ata pretendojnë se po mbështesin NRF-në. “Forcat talebane në provincën Panjshir kanë përdorur dhunën ndaj civilëve në kundërpërgjigje të luftimeve kundër Frontit të Rezistencës Kombëtare të opozitës”, tha në deklaratë Patricia Gossman, drejtoreshë për rajonin e Azisë në ‘Human Rights Watch’./REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!