Forcat afgane po synojnë “disa pika” në Pakistanin fqinj në përgjigje të një sulmi ajror të fundit pakistanez, tha Ministria afgane e Mbrojtjes.
Ministria nuk specifikoi se cilat pjesë të Pakistanit ishin në shënjestër, raporton Reuters.
Ndërsa, nuk ka informacione për lëndime të mundshme.
Një avion pakistanez bombardoi territorin e Afganistanit disa ditë më parë dhe autoritetet afgane paralajmëruan të mërkurën se do të hakmerren kundër sulmit, i cili sipas tyre vrau civilë.
Pakistani tha se kishte shënjestruar strehëzat e militantëve islamikë përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan./abcnews.al