I konsideruar si një nga mbrojtësit më premtues të së ardhmes, “shtatlarti” gjerman, Yann Bisseck u transferua me shumë shumë bujë në merkaton e verës, nga danezët e Aarhus, te “zikaltërit” e Inter për shifrën e 7 milionë eurove.
Së fundmi, në një intervistë për mediat italiane, 22-vjeçari i bëri të qarta planet e tij, me fanellën “zikaltër”, teksa theksoi se synon që në 5 vitet e tij tek Inter, të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Duke pritur pesë vjet, që është kohëzgjatja e kontratës sime, plani është që unë të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Kam potencial dhe po më njohin, këtu do të mund ta tregoj sa i aftë jam.
Do të duhet pak kohë, por në planin afatgjatë kam marrë vendimin e duhur. Thjesht duhet të mësoj pak më shumë italisht dhe gjithçka do të përmirësohet, tashmë kam filluar të kuptoj më saktë se çfarë kërkon trajneri nga unë”,- u shpreh gjermani. /i.m /abcnews.al