Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Talenti që po shkëlqen në Austri, Salzburg qartëson Milanin dhe Igli Taren

schedule14:38 - 22 Qershor, 2020

schedule 14:38 - 22 Qershor, 2020

Dominik Szoboszlai është një nga dëshirat e mëdha të Milanit. Talenti hungarez është 19 vjeç, aktivizohet në rolin e mesfushorit (qendror dhe të krahut të majtë) dhe po shkëlqen me austriakët e Salzburg.

Sivjet ka shkuar 9 herë te goli, teksa numëron edhe pesë asiste në kampionat. Kuqezinjtë e duan, ndërsa kampionët e Austrisë i kanë vendosur një çmim. Corriere dello Sport raporton se klubi italian duhet të paguajë 25 milion për kartonin e lojtarit.

Szoboszlai pëlqehet edhe nga Lazio. Igli Tare është gjithnjë prezent kur flitet për talente. Salzburg nuk pranon asnjë cent më pak se 25 milion euro, teksa Milani dhe Lazio duhet të nxitojnë pasi çmimi i lojtarit të Hungarisë (1 gol në 8 ndeshje me kombëtaren) mund të rritet pas paraqitjeve shumë të mira që po bën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!