Luis Nazario De Lima, i njohur nga të gjithë me emrin sportiv Ronaldo, është padyshim një nga sulmuesit më të mëdhenj që bota e futbollit ka parë. Teknike, gjuajtje, forcë, driblime dehëse: të gjitha përkthehen me shumë spektakël dhe dashuri nga tifozët për të. Gjithsesi kishte një problem: si brazilian i pëlqente shumë të festonte.
Kjo i ka shkaktuar edhe probleme, sikurse te Real Madrid, kur në janar të vitit 2007 u huazua te Milani. Trajner ishte Fabio Capello dhe italiani është një nga ata që kërkon disiplinë. Ronaldos nuk i pëlqente shumë, por tekniku i njohur e pranon se ai është lojtari më i talentuar që ka stërvitur.
“Talenti më i madh që kam stërvitur ka qenë Ronaldo, por në të njëjtën kohë ishte lojtari që më ka krijuar më shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Organizonte festa dhe bënte gjithçka. Një herë erdhi Van Nistelrooy dhe më tha: ‘Trajner, dhomat e zhveshjes mbajnë aromë alkooli’.
Pastaj Ronaldo shkoi në Milano dhe në filluam të fitojmë. Por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi dhe këtë e them pa më të voglin dyshim”, tregon Capello për Sky Sport, ndërkohë që tregon se pavarësisht gjithçkaje, me Fenomenin ka një raport shumë të mirë. /abcnews.al