Talenti italian i prerë, tregon publikisht dashurinë për Milanin!

schedule10:56 - 28 Maj, 2020

schedule 10:56 - 28 Maj, 2020

Ylli i Fiorentinës, Gaetano Castrovilli, ka treguar dhe një herë dashurinë e tij për Milanin. Në një intervistë për “MilanNews”, mesfushori italian tregon klubet e tij të zemrës, si dhe idhujt e tij të fëmijërisë.

22-vjeçari shënoi një gol në fitoren 3-1 të Fiorentinës ndaj kuqezinjve dhe pas ndeshjes ai shprehu admirimin e tij për “Djallin”. “Goli kundër Milanit? E mbaj mend shumë mirë atë natë, madje e kam riparë shumë herë aksionin”, tregon Castrovilli.

“Nuk e besoja se kisha shënuar. Goli në ‘San Siro’ ishte një ëndërr për mua, pasi që kur kam qenë fëmijë kam bërë tifo për Milanin. Idhujt e mi kanë qenë Ronaldinho dhe Kaka”, zbulon mesfushori, i cili ka disa kohë që flitet për një kalim në Milano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!