Maria Alice është vajza e dytë e Ronaldo fenomenit. 10-vjeçarja e dashuron futbollin dhe duket se ka trashëguar diçka nga talenti i yllit brazilian. Një goditje e saj e ka bërë nostalgjik presidentin e Valladolid, duke i kujtuar statujën e 20 viteve më parë.
Nike e ka sponsorizuar gjithmonë brazilianin e famshëm, që në fillimet e karrierës së tij. Në vitin 2000, kompania e njohur sportive ndërtoi një statujë bronzi të Ronaldos në Beaverton të SHBA.
“Vajza ime e vogël, Maria Alice me këtë goditje topi më kujtoi statujën timë që më ka bërë Nike“, shkruan Ronaldo në faqen e tij zyrtare në “Instagram”. /abcnews.al