Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin Schalke 04 në grupmoshën U19.
Edioni luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij.
Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi, i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.
Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës./ h.ll/abcnews.al