Anderlecht ka kryer një goditje të rëndësishme. Klubi belg ka arritur akordin me Juventusin për shërbimet e Marko Pjacës. Për sulmuesin e majtë kroat u interesua ekipi i Cagliarit, por bardhezinjtë preferuan ta dërgonin tek ekipi i Vincent Kompany.
24-vjeçari ka zhgënjyer vitet e fundit me Schalken dhe Fiorentinën, teksa nuk ka arritur në asnjë moment të bindë Juventusin për cilësitë e tij. Pjaca është huazuar deri në fund të sezonit tek Anderlecht, që ka të drejtën e blerjes së kartonit në verë.
Pjaca vjen për të zëvendësuar Alexis Saelemaekers, i cili është transferuar te Milani. 20-vjeçari kaloi te kuqezinjtë në formë huazimi me detyrim blerje nga klubi italian. Talenti belg vjen për të zëvendësuar Suson e larguar tek ekipi i Sevilla. /abcnews.al
Left Winger: check ✅ Say hello to Marko Pjaca! ?
? https://t.co/NpTe2B4LA0#RSCA #COYM pic.twitter.com/IYkamk9P5k
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) January 31, 2020
Official Statement: Alexis Saelemaekers ➡️ https://t.co/dVWRPgyrjG
Comunicato Ufficiale: Alexis Saelemaekers ➡️ https://t.co/rCHPdu2K7a#SempreMilan pic.twitter.com/IsGUh860Yn
— AC Milan (@acmilan) January 31, 2020