“Talent, pasion dhe fitore”: Basketbollin në ADN, Angola “mbretëresha” e Afrikës

schedule14:17 - 20 Maj, 2021

schedule 14:17 - 20 Maj, 2021

Sipas analistëve sportivë, sa herë që luan Angola, vendi ndalon dhe të gjithë ulen përpara televizionit për të parë ekipin kombëtar. Prej 30 vitesh ekipi kombëtar i basketbollit dominon në kontinentin afrikan duke fituar 11 nga 15 kampionatet e basketbollit afrikan që janë organizuar nga viti 1989.

Një shtet afrikan që dhuron talente pa fund në basketboll, të cilët arrijnë majat e karrierës dhe në arenën ndërkombëtare. Analistët sportivë janë të bindur se njerëzit në Angola e kanë basketbollin në ADN-në e tyre.

Afrika është vendlindja e kampionëve sportivë të nivelit botëror, Angola është një nga vendet që ushqejnë më shumë garën e nivelit të lartë me lojtarë basketbolli, të cilët kanë pasur sukses jo vetëm në kontinent por kanë bërë karrierë dhe në Europë e Shtete të Bashkuara të Amerikës.

 

LUANDA, ANGOLA – JANUARY 24: Angola supporters during the Africa Cup of Nations Quarter Final match between Angola and Ghana from the November 11 Stadium on January 24, 2010 in Luanda, Angola. (Photo by Lefty Shivambu/Gallo Images/Getty Images)

Basketbolli është pasion i rrënjosur thellë në ADN-në e angolezëve. Të rinjtë duan të luajnë dhe të gjithë i ndjekin me shumë dëshirë ndeshjet. Sipas analistëve sportivë, sa herë që luan Angola, vendi ndalon dhe të gjithë ulen përpara televizionit për të parë ekipin kombëtar në lartësinë e SHBA dhe Europës.

Prej 30 vitesh ekipi kombëtar i basketbollit dominon në kontinentin afrikan duke fituar 11 nga 15 kampionatet e basketbollit afrikan që janë organizuar nga viti 1989.

Por dhe ndeshjet e ekipeve vendase i bëjnë tifozët të ëndërrojnë. Garat nuk kanë ndaluar as gjatë pandemisë, por janë organizuar në kushte të rrepta sigurie. Madje analistët sportivë krahasojnë garat e basketbollit vendas me ndeshje te kalibrit Real Madrid-Atletico Madrid apo me Barcelonën.

Suksesi i basketbollit angolez i ka rrënjët në aftësitë teknike, dedikimin dhe në disa emra të shquar, të së kaluarës dhe së tashmes. Ekipi kombëtar kualifikohet rregullisht për turneun olimpik dhe botërorin e FIBA-s.

Bruno Fernando është një nga emrat më të njohur dhe është angolezi i parë që luan në NBA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Atlanta Hawks. Ai pranon shpesh se është një nder të përfaqësojë vendin e tij, duke ditur që është një rast që hap dyert për shumë të rinj të tjerë që kanë të njëjtën ëndërr. Të cilët duhet ta dinë se është një ëndërr mese e realizueshme.

Një tjetër legjendë afrikane që ka luajtur për Hawks, i konsideruar si ambasadori i basketbollit afrikan, është kongolezi Dikembe Mutombo, i cili në vitin 2015 u bë pjesë e “Hall of Fame” në NBA. Ai pranoi se Angola dominonte dhe vazhdon të dominojë në kontinentin afrikan, kjo falë bazave të forta të basketbollit, trajnerëve të mirë dhe frymëzimit.

Ndërkohë krijohen talentet e së ardhmes. Të rinj që tërhiqen dhe nga krijimi më së fundi i Ligës Afrikane të Basketbollit, me kërkesë të përbashkët të NBA dhe FIBA. Një vend ku trajnerët e NBA do të vijnë të vëzhgojnë të rinjtë afrikanë dhe do të zgjedhin më të mirët e kontinentit.

Në pritje të hyrjes në olimpin e të mëdhenjve, talentet e reja synojnë Lojërat Olimpike. Ekipi kombëtar i Angolës do të jetë këtë verë në Lituani për të fituar një vend në Lojërat Olimpike të Tokios. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!