Talent i së ardhmes, “ylli” i Shpresave firmos zyrtarizohet tek Empoli

schedule17:55 - 6 Gusht, 2023

schedule 17:55 - 6 Gusht, 2023

Pas një sezoni fantastik në Itali me skuadrën e Cesena, sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi është gati për “hapin e madh” në karrierë. Sulmuesi i Shpresave do të transferohet zyrtarisht në Serie A dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Empoli, me akordin tashmë që është arritur mes palëve.

Empoli do të paguajë 2.2 milionë euro për shërbimet e lojtarit teksa Cezena do të ruajë 30% të kartonit. Në momentin që Shpendi do të shitet nga Empoli, 30% e vlerës totale të transferimit do të kalojë në llogarinë e klubit të Serie B.

Ndërkaq, te klubi i tij i ri, Shpendi u prezantua ditën e premte pasi kreu vizitat mjekësore tek Empoli dhe më pas erdhi zyrtarizimi nga klubi. Duhet kujtuar gjithashtu se te klubi i ri i talentit shqiptar, aktualisht luan dhe “legjionari” i Kombëtares, Ardian Ismajli. /i.m /abcnews.al