“Talebani më goditi”, regjisorja e famshme afgane tregon si iku nga Kabuli

schedule22:40 - 27 Gusht, 2021

schedule 22:40 - 27 Gusht, 2021

Regjisorja afgane fituese e çmimeve Shahrbanoo Sadat ka përshkruar momentin kur ajo e dinte se duhej të largohej nga Kabuli.

“Ne pamë makina talebane me flamuj të bardhë…dhe… vrapuam,” i tha ajo agjencisë së lajmeve Reuters. “Ky ishte, për mua, si një moment i një filmi që nuk mund të ishte real sepse isha në mes të Kabulit.”

Ajo tha se u deshën 72 orë nga largimi nga banesa e saj për të arritur trupat franceze në aeroportin e Kabulit. Regjisorja thotë se kishte nëntë anëtarë të familjes me vete.

Ndërsa ata ishin në radhë për të hyrë në aeroport, tha ajo, luftëtarët talebanë po ecnin me armë dhe kabllo duke synuar burrat, përfshirë babanë e saj, mes zërave për një sulm.

“Një anëtar taleban donte ta nxirrte jashtë dhe unë u hodha mbi babanë tim dhe talebani më goditi me kabllon që kishte … ata ishin aq agresivë me burrat, por nuk i prekën gratë. Më pas na la të shkojmë, ” tregon ajo.

Sadat, filmi i parë artistik i saj “Ujku dhe Dele” fitoi një çmim kryesor në festivalin e filmit në Kanë në vitin 2016, tha se ajo e dinte që ishte një nga ato me fat, por ka “të gjitha llojet e ndjenjave të përziera” për atë që ka ndodhur.

“Unë nuk i kuptoj të gjitha këto. Gjithçka ishte kaq e papritur dhe kaq e shpejtë,” tha ajo. “Dua të vazhdoj të bëj filma, por ndoshta këndvështrimi im ka ndryshuar … Gjëja politike më zhvendosi kështu që nuk mund ta injoroj më sepse jam lënduar nga kjo,” shtoi ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!