Talebanët u kanë ndaluar hyrjen punonjëseve gra në Ministrinë për Gratë në Kabul pasi morën kontrollin e Afganistanin muajin e kaluar. Pas tërheqjes së amerikanëve, ata u ndaluan grave hyrjen dhe sot tashmë e kanë zëvendësuar departamentin me “policinë e moralit”.
Një grup punonjësish në kryeqytetin afgan mbuluan shenjat e ministrisë së Grave me një zëvendësim në një përzierje të gjuhës Dari dhe arabisht. Në tabelat e reja u shkrua “Ministria e Lutjes dhe e Promovimit të Virtytit dhe Parandalimin e Vesit.”
Punonjëset janë shprehur se ishin përpjekur të ktheheshin në punë për disa javë, por si përgjigje atyre u kërkua që të ktheheshin në shtëpi. Portat e ndërtesës u mbyllën përfundimisht të enjten, tha njëra nga gratë.
Një udhëheqës i lartë taleban tha në fillim të kësaj jave se gratë nuk do të lejoheshin të punonin në ministritë qeveritare me burra. /abcnews.al/