Një grua dyshohet se është vrarë nga luftëtarët talebanë për shkak se nuk kishte veshur rrobat e duhura në publik.
Disa ditë pasi grupi terrorist u zotua të respektonte të drejtat e grave, një foto tronditëse është publikuar në rrjetet sociale ku shihet trupi i gruas i mbuluar nga gjaku dhe njerëz të tjerë që qajnë rreth saj.
Pamjet, thuhet se janë marrë kur talebanët morën nën kontroll qytetin verior të Taloqan në provincën Takhar javën e kaluar.
Grupi militant u zotua të mbajë qëndrim më të moderuar në konferencën e parë për shtyp dje, përcjell abcnews.al.
Por raporte të tjera tregojnë se jeta nën pushtetin e talebanëve është po aq brutale sa gjatë sundimit të tyre të fundit 20 vjet më parë.
Të paktën tre persona, përfshirë një gazetar, kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi luftëtarët hapën zjarr ndaj një turme që protestonte kundër sundimit të tyre, kanë raportuar mediat lokale.
Demonstruesit ishin përpjekur të hiqnin një flamur të bardhë taleban dhe ta zëvendësonin atë me flamurin e Afganistanit.
Vajzat e moshës 12 vjeç besohet se janë shënjestruar për t’u bërë skllave të seksit në pjesët e pushtuara më parë të vendit. g.v/abcnews.al