Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Talebanët urdhërojnë universitet private që mos lejojë gratë të hynë në provime

schedule17:28 - 28 Janar, 2023

schedule 17:28 - 28 Janar, 2023

Ministria e Arsimit të Lartë të Afganistanit, e cila drejtohet nga talebanët, ka urdhëruar universitetet private në vend që të mos lejojnë studentet femra të marrin pjesë në provimet pranuese muajin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, ministria nënvizon politikën e saj të kufizimit të grave nga arsimi i lartë.

Letra e ministrisë iu drejtua institucioneve në provincat veriore të Afganistanit, përfshirë Kabulin, ku provimet do të mbahen nga fundi i shkurtit. Në letër thuhej se institucionet që nuk do të ndiqnin rregullat do të përballeshin me sanksione ligjore.



Në dhjetor, Ministria e Arsimit të Lartë u bëri thirrje universiteteve që të mos lejojnë studentet femra të marrin pjesë “deri në një njoftim tjetër”. Disa ditë më vonë, administrata ndaloi shumicën e punonjësve femra të OJQ-ve të punojnë. Shumica e shkollave të mesme të vajzave janë mbyllur gjithashtu nga autoritetet.

Kufizimet në punën dhe arsimimin e grave kanë tërhequr dënimin ndërkombëtar. Diplomatët perëndimorë kanë theksuar se talebanët do të duhet të ndryshojnë kursin e politikave të tyre ndaj grave për të pasur një shans për njohje zyrtare ndërkombëtare dhe për të lehtësuar izolimin e tyre ekonomik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!