Talebanët nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të evakuimit, tha zëdhënësi i tyre Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi.
Ai u shpreh se talebanët synonin që çdo evakuim ndërkombëtar të përfundonte deri më 31 gusht.
Lexo edhe: TOP SECRET/ Shefi i CIA-s takohet me talebanët
Mujahid deklaroi gjithashtu tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur një takim midis përfaqësuesit të tyre Mullah Baradar dhe shefit të CIA -s.
Zëdhënësi theksoi se talebanët nuk i lejuan afganët të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.
Ai gjithashtu i bëri thirrje turmës së mbledhur në aeroport të kthehen në shtëpitë e tyre, duke thënë se siguria e tyre ishte e garantuar.
Lexo edhe: Aleatët thirrje Biden të shtyjë afatin e tërheqjes së trupave amerikanë
“Ne u kemi kërkuar amerikanëve të mos inkurajojnë afganët të largohen. Ne kemi nevojë për talentin e tyre dhe të qëndrojnë këtu” tha ai.
Zëdhënësi i talebanëve gjithashtu pohoi se media afgane tani po punon përsëri, si dhe spitalet, shkollat, universitetet dhe qeveria lokale./ db/Abcnews.al