Talebanët marrin kontrollin në Afganistan, Kina është gati për “marrëdhënie miqësore”

schedule11:54 - 16 Gusht, 2021

schedule 11:54 - 16 Gusht, 2021

Kina ka deklaruar se është e gatshme të thellojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese” me talebanët.  Pekini është përpjekur të ruajë lidhjet jozyrtare me talebanët gjatë tërheqjes së trupave amerikanë nga Afganistani, gjë që nxiti një përparim të ekstremistëve islamikë në të gjithë vendin.

Një delegacion i talebanëve është takuar me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi Tianjin muajin e kaluar, duke i premtuar se Afganistani nuk do të përdorët si bazë për militantët. Në këmbim, Kina ofroi mbështetje ekonomike dhe investime për rindërtimin e Afganistanit.

Të hënën, Kina tha se “mirëpriti” mundësinë për të thelluar lidhjet me Afganistanin, një vend që prej brezash është lakmuar për rëndësinë e tij gjeo-strategjike nga fuqitë më të mëdha.

“Talibanët kanë shprehur vazhdimisht  dëshirën e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet me Kinën dhe se ata mezi presin që KinA të rindërtojë dhe zhvillojë Afganistanin.”

“Kina respekton të drejtën e popullit afgan për të përcaktuar në mënyrë të pavarur fatin e vendit dhe është e gatshme për marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese me Afganistanin,” tha në një deklaratë zëdhënësja e ministrisë së jashtme Hua Chunying.

Hua u bëri thirrje talebanëve të “sigurojnë një kalim të qetë” të pushtetit dhe të mbajnë premtimet e tyre për të negociuar krijimin e një “qeverie të hapur dhe gjithëpërfshirëse islamike” dhe të sigurojnë  mbrojtjen e afganëve dhe qytetarëve të huaj.

Ambasada e Kinës në Kabul mbetet ende funksionale, tha Hua, megjithëse Pekini filloi evakuimin e qytetarëve kinezë nga vendi disa muaj më parë për shkak të përkeqësimit të situatës në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!