Talebanët konfiskojnë pajisjet biometrike të ushtarëve amerikane

schedule13:48 - 18 Gusht, 2021

schedule 13:48 - 18 Gusht, 2021

Nga Ken Klippenstein dhe Sara Sirota, The Intercept

Talebanët kanë konfiskuar pajisjet biometrike të ushtarëve amerikanë që mund të ndihmojnë në identifikimin e afganëve që ndihmuan forcat e koalicionit, sipas një deklaratë të zyrtarëve dhe ish ushtarakëve.

Pajisjet, e  njohura si HIIDE u konfiskuan  javën e kaluar gjatë ofensivës së talebanëve, sipas një zyrtari të Komandës së Operacioneve Speciale dhe tre ish ushtarakëve amerikanë. Të gjithë janë të shqetësuar se të dhënat  që ato përmbajnë mund të përdoren nga talebanët.

Pajisjet HIIDE përmbajnë të dhëna biometrike identifikuese të tilla si skanimi i fytyrës dhe shenjat e gishtërinjve, si dhe të dhënat biografike. Ato gjithashtu përdoren nga ushtria amerikane si një mjet për gjurmimin e terroristëve dhe kryengritësve të tjerë, raporton abcnews.al

Një veteran i Operacioneve Speciale tha se ekziston mundësia që talebanët të kenë nevojë për mjete shtesë për të përpunuar të dhënat e HIIDE, por shprehu shqetësimin se Pakistani mund ta ndihmonte.

“Talibanët nuk kanë mjetet e duhura për të zbuluar të dhënat, por ISI ka,” tha ish-zyrtari i Operacioneve Speciale, duke iu referuar agjencisë spiune të Pakistanit, Inter-Services Intelligence. ISI punon me talebanët.

Ushtria amerikane ka përdorur prej kohësh pajisjet HIIDE në luftën globale kundër terrorizmit dhe për të ndihmuar në identifikimin e Osama bin Laden gjatë sulmit të vitit 2011. Sipas gazetarit investigativ Annie Jacobsen, Pentagoni kishte për qëllim të mblidhte të dhëna biometrike mbi 80 përqind të popullsisë afgane për të zbuluar terroristët dhe kriminelët.

“Unë nuk mendoj se dikush e ka menduar ndonjëherë se çfarë do të bëjë me privatësinë e të dhënave në rast se sistemi HIIDE bie në duar të gabuara,” tha Welton Chang, oficeri kryesor i teknologjisë për të Drejtat e Njeriut.

Departamenti i Mbrojtjes gjithashtu ka kërkuar të ndajë të dhënat biometrike të mbledhura nga HIIDE me agjenci të tjera qeveritare si Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Në vitin 2011, Agjencia qeveritare  kritikoi Pentagonin se nuk po bënte aq sa duhej për të siguruar që këto agjenci mbikëqyrëse të kishin qasje të lehtë në informacion, duke paralajmëruar se ushtria “kufizon aftësinë e partnerëve të saj federalë për të identifikuar kriminelët apo terroristët e mundshëm”, raporton abcnews.al

Por SHBA-ja jo vetëm që mblodhi informacione për kriminelët dhe terroristët; qeveria duket se gjithashtu ka mbledhur të dhënat biometrike nga afganët që kanë ndihmuar në çështjet diplomatike, përveç atyre që punojnë me ushtrinë.

Për shembull, sipas një njoftimi të kohëve të fundit, një zyrtar i Departamentit të Shtetit kërkoi të rekrutojë një teknik me përvojë në përdorimin e HIIDE dhe pajisje të tjera të ngjashme për të ndihmuar personelin dhe për të regjistruar afganët  që kërkojnë punë në ambasadat dhe konsullatat amerikane.

Qeveria ka mbledhur të dhëna biometrike nga afganët pavarësisht se i dinë rreziqet që vijnë nga vjedhja e të dhënave personale, veçanërisht duke pasur parasysh sulmet kibernetike të kohëve të fundit ndaj agjencive qeveritare dhe kompanive private. Këto përpjekje po vazhdojnë të rriten.

“Këto të dhëna do të ndihmojnë luftëtarët të mbledhin, identifikojnë dhe neutralizojnë armikun, tha kolonel Senodja Sundiata-Walker,  menaxher i projektit për programin biometrik të Pentagonit.

Buxheti i propozuar nga Presidenti Joe Biden për vitin 2022 kërkon më shumë se 11 milionë dollarë për të blerë 95 pajisje të reja biometrike përveç atyre që janë përdorur në Afganistan dhe Irak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!